DOKU.TECH

02.11.20

DokuTech, ngjarja më e madhe teknologjike në Kosovë tani në Klan Kosova

DOKU.TECH për çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE dhe DOKU.FEST, sapo ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It”e cila do të transmetohet në Klan Kosova.

 

Në këtë edicion DOKU.TECH do të shtjelloj tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën.

 

Ndryshe prej edicioneve tjera, këtë vit folësit internacional do të rikthehen në skenën e DOKU.TECH për të sfiduar vetvetën dhe idetë e tyre përgjatë ndryshimit të kohërave dhe shqetësimeve të fundit që bota po përballet. Në këtë edicion do të kemi poashtu dhe folës nga Kosova të cilët së bashku me folës ndërkombëtar do të shtjellojnë temat e këtij viti përmes perspektivës së tyre.

 

Konferenca do të mbahet me 14 nëntor dhe do të publikohet në Klan Kosova çdo të shtunë duke i’a filluar nga ora 18:00, dhe në rrjetet sociale të DOKU.TECH.

 

Për më shumë informacione, mund të vizitoni eventin e DOKU.TECH këtu, apo web-faqen zyrtare www.doku.tech.