DOKU.TECH
13.11.20DOKU.TECH shpalosë folësat e emisionit të parë!
DOKU.TECH ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It”.
Në këtë edicion të DOKU.TECH do të shtjellohen tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën. DOKU.TECH si gjithmonë sjell folës ekskluziv vendorë dhe ndërkombëtarë për entuziastët e teknologjisë dhe jo vetëm.
Në vazhdim ju prezentojmë me 4 folësat e emisionit të parë:
LEE BRYANT
Lee Bryant është bashkëthemelues I PostShift, një firmë teknologjike dhe këshilluese që ndihmon organizatat të transformojnë strukturat, kulturën dhe praktikën e tyre për të adresuar sfidat dhe mundësitë e krijuara nga ekonomia digjitale. Ai punon në ndërmarrje të mëdha në të gjithë Evropën, duke stërvitur dhe zhvilluar liderë digjitalë dhe duke ndihmuar ekipet të miratojnë dhe përmirësojnë mënyra të reja të punës. Një pionier I hershëm I përdorimit të teknologjisë sociale dhe digjitale për të përmirësuar menagjimin organizativ. Ai themeloi firmën e konsulencës Headshift në 2002, e cila u ble nga një kompani e madhe amerikane në 2009, gjithashtu ai është këshilltar dhe investitor në disa ndërmarrje të reja të teknologjisë së lartë. Ai beson se rrjetet, jo hierarkitë burokratike, janë parimi organizues i epokës sonë dhe se duke përdorur teknologjinë dixhitale dhe të dhënat për të shtuar dhe mbështetur inteligjencën njerëzore, ne mund të krijojmë organizata adaptive, të mençura që janë më të përshtatshme për sfidat e botës bashkëkohore.
AGNESA BELEGU
Agnesa eshte projektuese e pasionuar e lojerave (Game Designer), e angazhuar ne lojen Dying Light te kompanise Techland ne Poloni. Pas perfundimit te studimeve te masterit per zhvillim te lojerave ne Akademine UCF FIEA, ajo ishte pjese e ekipit punues te EA Sports NBA Live 2018. Pas kthimit ne Kosove me 2017 me qellim te kontribonte ne industrine e lojerave ne Kosove, ajo dhe ekipa e ZombieSoup L.L.C. krijuan departmentin e pare profesional dhe lokal per kete industri, duke krijuar dhe lansuar lojera per platformat VR, mobil dhe PC. Keto kohe, sidomos kur ajo eshte ne Kosove, vazhdon te ndertoj bazen e industrise se lojerave, prej organizimeve te Game Jams lokal dhe kontributit ne komunitetin Kosovar Game Developers, deri te mentorimi i te rinjeve sikur permes programit te JuniorGeeks, duke zhvilluar dhe praktikuar kurrikule te projektimit te lojerave.
BERNARD NIKAJ
Dr. Bernard Nikaj është aktualisht ekspert i pavarur i politikave publike dhe Ligjërues universitar në fushën e qeverisjes dhe menaxhmentit. Me parë ka shërbyer në pozitën e Ambasadorit të Kosovës në Bruksel si dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Me herët ka qenë anëtar i Bordit të Flossk dhe ndër organizatorët e SFK, konferencës për softuer të lirë e të hapur. Ka studiuar në Maastricht dhe Londër dhe ka qëndruar në cilësine e profesorit vizitor ne Berkley. Është përfitues i bursës Chevening (UK), Fulbright (US) dhe NFP (NL).
BESFORT GURI
Besfort Guri është themelues dhe CEO i OpS-IN (Open Spatial Information Network), një Startup që zhvillon FLOWW me fokusin kryesor në rrjetet gjeografike të informacionit. Ai gjithashtu është antar i bordit të FLOSSK( Free Libre Open Source Software Kosova) dhe anëratë i HOTOSM (Humanitarian OpenStreetMap). Besfort Guri është ‘’Hacktivist’’ në FLOSS, ai është gjithashtu zhvillues i GIS në IRuSP, Projekt në Kosovë, ai më parë ka punuar si zhvillues softueri në Adaptivit & Logistics Plus, gjithashtu si administrator i Geodatabase në GIS D&A Center Kosovo. Ai ka studiuar shkenca kompjuterike dhe inxhinieri në nivelin master.
Për më shumë informacione, mund të vizitoni eventin e DOKU.TECH këtu, apo web-faqen zyrtare www.doku.tech.