DOKU.TECH

23.05.19

DOKU.TECH prezanton 3 folësit e parë të edicionit të 6-të “Digitizing the Human, Humanizing the Digital”

DOKU.TECH ka prezantuar folësit në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit si pjesë e edicionit të gjashtë.

 

Më 8 dhe 9 Qershor, në Termokiss, ata do të flasin se si industritë e tyre përkatëse mund të ndërtojnë një botë krejtësisht të re, në nivel lokal dhe global, duke shfrytëzuar mjetet, trendet dhe mundësitë që ofron teknologjia e sotme.

 

Folësit në vijim paraqesin një kombinim mes artit, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë.

 

Addie Wagenknecht
Artiste dhe Hulumtuese/ Themeluese e Deep Lab

 

Addie Wagenknecht është një artiste Amerikane e cila vepron në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Austri, puna e saj shqyrton tensionin midis shprehjes dhe teknologjisë. Puna e saj ndërlidhet me format e piraterisë, skulpturës dhe me idetë që kanë të bëjnë me kulturën pop dhe teoritë feministe. Wagenknecht është themeluese e Deep Lab dhe Kryetare e Samitit të Hapur të Hardware në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Ajo ka një diplomë master nga Programi Interaktiv i Telekomunikacionit në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka punuar për Qendrën e Arteve Teknologjisë Eyebeam në New York, British Culture Lab dhe Frank-Ratchye STUDIO për Kërkimin Kreativ në Universitetin Carnegie Mellon.

 

Kashmir Hill
Gazetare/ Gizmodo

 

Kashmir Hill është një gazetare për Desk Special Projects në Gizmodo. Ajo shkruan artikuj hulumtues në lidhje me kushtet e privatësisë së internetit, teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Ajo më parë ishte një redaktore e teknologjisë në Fusion Vertical Real Future. Kashmir mori diplomën e saj Bachelor në Universitetin Duke në vitin 2003. Më vonë, në vitin 2010, ajo mori një diplomë Master në Gazetari nga Universiteti i New York. Kashmir filloi karrierën e saj si ndihmës juriste për Covington & Burling. Pas dy viteve pune në këtë kompanie, ajo u bë menaxhere e projekteve për Freedon of Press Association në Washington, D.C. Pas dy muajsh përvojë si gazetare, karriera e saj u fokusua në gazetari, duke shkruar për gazeta të ndryshme si Forbes, International Herald Tribune, Above the Law dhe Fusion.

 

Ardian Jusufi
Hulumtues Shkencor/ Universiteti Harvard

 

Dr. Ardian Jusufi është një hulumtues shkencor në Universitetin e Harvardit në Cambridge, Massachusetts. Ai përfundoi doktoraturën e tij në Departamentin e Biologjisë Integruese në Universitetin e California në Berkeley. Ardiani është kryesisht i interesuar në bio-mekanikë, dinamikë, inxhinieri robotike, loko-mocionin, dhe dizajne të tjera të frymëzuara nga natyra. Ai përfundoi studimet rreth loko-mocionit (aftësia për të lëvizur nga një vend në tjetrin) tek zvarranikë, dhe fokusi i tij në hulumtim ka qenë eksplorimi i rolit të bishtit në stabilitet dhe manovrueshmërinë e loko-mocionit tek zvarranikët në sjellje gjatë rënies së lirë dhe rrëshqitjes. Eksplorimi i rolit të bishtit në stabilitet dhe manovueshmëri ka frymëzuar projektimin e robotëve me aftësi që në fund do t’i ndihmojnë ata të lundrojnë në mjedise të vështira për kërkim dhe shpëtim.

 

Kjo nuk është e tëra. DOKU.TECH në partneritet me DOKUFEST dhe Fondacionin SHARE kanë bërë të ditur që kësaj liste të folësve, do të ju bashkëngjiten edhe shtatë persona tjerë ndërkombëtar.

 

Ndiqni DOKU.TECH në Facebook dhe Instagram, ku edhe do të publikohen folësit e ardhshëm.

 

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.