Workshops

23.05.19

DOKU.TECH hapë regjistrimin për tre punëtoritë

DOKU.TECH ka shpalosur listën e 3 punëtorive fantastike për të shoqëruar konferencën e këtij viti, “Humanizing the Digital, Digitizing the Human”.

 

Këtë edicion, tre partnerë kanë vendosur të marrin pjesë në DOKU.TECH dhe të sjellin ekspertizën e tyre të jashtëzakonshme për të pranishmit e festivalit më të madh të teknologjisë në rajon. Temat si inovacioni, realiteti virtual, blockchain, arti, do të diskutohen tërësisht dhe udhëheqësit e punëtorive do të ofrojnë aftësi praktike, të cilat mund të aplikohen në mënyra të ndryshme.

 

*Për t’u regjistruar në ndonjërën nga punëtoritë, klikoni ketu

 

Gjeni poshtë listën e plotë të punëtorive që do të mbahen më 8-9 Qershor në Termokiss, Prishtinë.

 

Punëtori virtuale për saldim – BONEVET

 

Fondacioni BONEVET do të organizoj punëtori virtuale për saldim gjatë DOKU.TECH 2019 – si të saldojmë me ndihmën e “Augmented Reality”. “Augmented Reality” dhe aplikimi i elementeve të lojërave do ta mundesojë te mësuarit në mënyrë më atraktive dhe do të përgadis gjeneratën e rradhës të punëtorëve industrial. Kjo punëtori do të prezantojë se si “Augmented Reality” mund të përmirësoj aftësitë tona në ambientin punues. Me ndihmën e “Augmented Reality”, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të saldojnë brenda klasës, makinat do të analizojnë çdo aspekt të saldimit ashtu që pjesëmarrësit të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të kuptojnë konceptin e saldimit.

 

Si të bleni gjithçka “online” – Addie Wagenknecht

 

Kjo punëtori është e hapur për të gjithë që kanë laptop dhe në nevojë për një stil të ri, të dizajnuar nga emrat më të famshëm por që nuk kanë buxhet për t’i blerë ato. Ejani në këtë punëtori me një njohje elementare se si të hulumtoni ne “web”, si të gjeni foto online, dhe të tjerat ju mëson Addie.

Kjo punëtori do të ju mësoj ku të kërkoni, si të hulumtoni, si të gjeni më të mirën e të keqes, të bukurën e modës. Sillni me ju një laptop, mbushës, dhe ne do të ju sigurojmë të tjerat (ushqim, informacione, wifi të mirë dhe pjesët më të mira dhe çuditshme të internetit.

 

Blockchain- Peter Van Valkenburgh

 

Përgjatë dekadës së kaluar, një paradigmë dixhitale alternative ngadalë ka marrë formë në skajet e internetit.

 

Kjo paradigmë e re është blockchain. Pas inkubimit nëpërmjet miliona transaksioneve Bitcoin dhe një mori projektesh të zhvilluesve, tani është në majë të CEO-ve dhe CTO-ve, sipërmarrësve të startup-ëve, madje edhe aktivistëve të qeverisjes. Edhe pse këto palë të interesuara kanë filluar të kuptojnë potencialin shkatërrues të teknologjisë blockchain dhe po eksperimentojnë me aplikimet e saj më premtuese, pak kanë bërë një pyetje më themelore: Si do të duket një botë e drejtuar nga blockchain një dekadë nga tani?

 

Folësi ynë, Peter Van Valkenburgh, e thjeshtëson kuptimin e blockchain si asnjëherë më parë, dhe shpjegon se si mund të ndryshoj botën që na rrethon… Peter është një ekspert i transformimit dixhital dhe i blockchain-ëve). Peter përkrah kripto vaultën dhe është drejtor i hulumtimit në Coin Center.

 

Vetëm edhe pak javë na ndajnë nga festivali më i madh i teknologjisë DOKU.TECH!

 

Për t’u regjistruar FALAS në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni KËTU.