DOKU.TECH

27.07.20

Rikthehet DokuTech, ngjarja më e madhe teknologjike në Kosovë!

DOKU.TECH për çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE dhe DOKU.FEST, sapo ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It”.

 

Duket se kudo që kthehemi jemi të tparalajmëruar se jemi në prag të një katastrofe. Pabarazia e të ardhurave, migrimi masiv, pandemia, ndryshimi i klimës, rritja e popullsisë, pasiguria ushqimore - lista nuk përfundon. Në shekullin e 20-të, vendet në mbarë botën u përpoqën të industrializojnë zgjidhjet e tyre. Në shekullin XXI ata po përpiqen të përtërijnë rrugën e tyre për të dalë nga pasojat e industrializimit masiv. Megjithëse situata ka përparuar me secilën gjeneratë që vjen, sfidat e reja po shfaqen si një kontroll kundër përsosmërisë së njerëzimit.

 

Konferenca online do të mbahet 15 gusht dhe do të publikohet LIVE në rrjetet sociale dhe përveç se do të sjellë folës inspirues nga Kosova të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme përgjatë pandemisë për të mirën e komunitetit, pikërisht duke krijuar, ndërtuar dhe ndarë me të tjerët.

 

Regjistrimi për DOKU.TECH është i hapur për të gjithë. Pjesëmarrësit që regjistrohen tani, do të jenë të parët që njoftohen për të gjitha risitë rreth festivalit përfshirë emrat e folësve që do t’i sjellë edicioni i 7-të i DOKU.TECH.

 

Për t’u regjistruar falas në konferencën më të madhe të teknologjisë, klikoni këtu.